E rëndë: Podujevasi shkon për të prerë dru në pyll, humb jetën në rrethana të dyshimta

Advertisement

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Podujevë në rrethana të dyshimta ka humbur jetën derisa ishte duke prerë dru në pyll.

Advertisement

Sipas Policisë i njëjti në rrethana të panjohura është lënduar dhe ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur të dielën në Sllatinë.

“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke prerë dru në pyll, në rrethana të panjohura është lënduar. Si pasojë e lëndimeve i njëjti ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

PostAdssFotoja e reklamës