14 C
Pristina
spot_img

E konfirmon Përparim Rama: Unë do të jem sërish kandidat i LDK-së për Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka konfirmuar se do të kandidojë sërish për të parin e Prishtinës, nga radhët e LDK-së.

“Po patjetër që unë. Po është e definuar. Unë do të jem kandidat i LDK-së për kryetar të kryeqytetit”, u shpreh Rama në T7.

Ai i komentoi edhe raportimet se Glauk Konufca do të kandidojë nga Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës.

“Glauk Konjufca është djalë i mirë, por ai nuk ka asnjë eksperiencë në aspektin e menaxhimit të proceseve e projekteve. Njeri nëse don me folë gjëra filozofike kënaqesh, histori, mirëpo me kry projekte madhore më vjen keq por nuk ka kapacitet.”, shtoi ai.

Ai foli edhe për koalicionin që kishte me PDK-në.

“Nuk mendoj që e ka zbeh qeverisjen dalja e PDK-së, ne kemi pas bashkëpunim të sinqertë për një periudhë kohore…”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img