Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, më 02.05.2025 në ora 03:10.
“Është raportuar se në një lokal, ka ndodhur një mosmarrëveshje mes punëtorit të sigurimit dhe të dyshuarit mashkull kosovar, ky i fundit ka goditur fizikisht viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
Viktima në vetëmbrojtje ka përdor një sprej kundër të dyshuarit.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.