Droni i vëzhgonte pastaj qëlloi: Dalin pamjet e sulmit ndaj ushtarëve armenë

Advertisement

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka publikuar pamje tronditëse nga konflikti i armatosur me Armeninë në rajonin e Karabahut.

Advertisement

Siç duket në video, një dron është duke vëzhguar ushtarët armenë teksa shkarkojnë një kamion në bazën e tyre ushtarake.

Një moment droni qëllon duke shkatërruar kamionin, ndërsa në fund duken të vdekur një numër i madh ushtarësh.

Armenia ka akuzuar Turqinë se është ajo që po mbështet me dronë Azerbajxhanin.

Në katër ditë luftime në Nagorni Karabah raportohet të jenë vrarë një numër i madh ushtarësh dhe civilësh. /abcnews/

PostAdssFotoja e reklamës