Drejtori i IKSHPK-së: Nuk do të lejojmë të vdesin njerëz nga pakujdesia e të tjerëve, edhe këtë javë do të kemi rritje të rasteve

Advertisement

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se dy javë pas lehtësimit të masave ka pasur rritje të numrit të rasteve.

Advertisement

Ai ka thënë se manuali është përpiluar për të parandaluar dhe luftuar COVID-19. Ramadani ka paralajmëruar se edhe këtë javë do të ketë rritje të numrit të rasteve.

“Siç e dini në këto dy javë të lehtësimit të masave qytetarët nuk e kanë dhënë provimin, nuk ju kanë përmbajtur rekomandimeve në pjesën më të madhe të tyre dhe për këtë kemi pasur rritje të numrit të rasteve javën e kaluar dhe sipas prognozës së IKSHPK-së do të kemi rritje të numrit të rasteve këtë javë”, tha Ramadani.

Ramadani paralajmëroj mundësinë e kthimit në pikën zero në rast se nuk zbatohet ky manual nga qytetarët dhe institucionet.

“Nëse nuk i përmbahemi edhe këtij manuali atëherë do të kthehemi në pikën zero. Ne nuk do të lejojmë që të vdesin njerëzit për shkak të pakujdesisë së të tjerëve. Ne do t’i rrisim kapacitetet dhe do të shohim në vend për ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, tha Ramadani.

Drejtori i IKSHPK-së, u ka bërë apel kryetarëve të komunave që të dalin në teren dhe të kujdesen për qytetarët e komunave të tyre.

“Kam apel për kryetarët e komunave që të kenë kujdes që prej këtij momenti të dalin në teren 24 orë pa ndërpre derisa ta zvogëlojmë numrin e rasteve. Po ashtu bëjë apel te të gjithë aktivistët e të gjitha partive politike që t’i angazhojnë aktivistët për një qëllim që ta ulim numrin e të infektuarave”, tha Ramadani.

Ramadani shtoi se “nëse ia doni të mirën këtij vendi vazhdoni zbatimin e masave, maskat janë obligative në çdo vend”.

PostAdssFotoja e reklamës