Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e shënoi me konferencën: “Safeguarding Journalists and Advancing Gender Equality in Media”.
Gazetarët dhe gazetaret luajnë një rol të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e demokracisë dhe në promovimin e barazisë gjinore në media.
Konferenca e organizuar nga AGK në bashkëpunim me OSBE-në, si dhe me mbështetjen e Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë dhe CDF, solli në fokus sigurinë e gazetarëve dhe rëndësinë e barazisë gjinore në redaksi.
Fjalët hyrëse u mbajtën nga: Xhemajl Rexha, Kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Pascale Roussy, Shefe e Departamentit për Demokratizim, OSBE në Kosovë, Mary Ann Hennessey, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.