Site icon PrishtinaPress

Digjen dy kamionë në veri të cilët ishin vendosur si barrikada

Dy kamionë që janë vendosur si barrikada në Veriun e Kosovës janë djegur.

Kamionët ishin vendosur saktësisht te “Kërrshi i Dudës”.

Nuk dihen shkaqet e djegies së këtyre kamionëve. 

Ekipi i T7 po qëndron në Veriun e Kosovës dhe do të raportojë për të gjitha zhvillimet atje.

E në lidhje me barrikadat, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të mërkurën se barrikadat do të fillojnë të hiqen mëngjesin e së enjtes.

Exit mobile version