Site icon PrishtinaPress

Deputetje e re e PDK-së heq dilemat për fotografinë afër Kurtit: I kam pasur koleget në krah, i qëndroj besnike partisë

Një fotografi e saj në afërsi të Albin Kurtit zgjoi spekulime në mos mund të jetë subjekt i asaj që ka ardhur të quhet “peshkim i deputetëve”, por deputetja e re e PDK-së, Kosovare Murseli, ka mohuar të ketë gjë në atë drejtim.

Thotë se ishte radhitja e tillë, por se në krah kishte koleget partiake, Ganimete Muliun dhe Ariana Shoshin – dhe se ishte përvjetori i rënies së dëshmorëve në Kaçanik, qytet nga i cili vjen.

“Unë jam e Kaçanikut dhe nuk ka asgjë të veçantë në fotografi. Thjesht kemi qenë të radhitur bashkë me deputetë të PDK-së. Unë kam bindjen dhe qëndrimin tim politik dhe i qëndroj besnike elektoratit tim, patjetër PDK-së. Ashtu jemi radhitur, unë kam qenë me Ganimete Musliun dhe Ariana Shohin, dhe ato kanë qenë kolegët e mi në krah,” ka thënë Murseli në emisionin Debat Plus.

Exit mobile version