Me 200 euro është gjobitur një restorant në Ujmir të Klinës, pasi i njëjti theu masat anti-Covid të Qeverisë së Republikës.
Në këtë restorant, të shtunën është fejuar djali i deputetes së LVV-së, Drita Millaku.
Kësisoj, Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve dhe video incizimeve se gjatë një ahengu familjar nuk janë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalim të përhapjes së virusit Covid 19, ka ndërmarr masat e nevojshme duke shqiptuar gjobën sipas ligjit në fuqi për mosrespektim të masave të vendosura.
![No photo description available.](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t1.6435-9/241799790_4472006789526489_8212071877709791459_n.jpg?_nc_cat=107&ccb=1-5&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=hJLnddpv7U8AX-6prXy&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=b5b6d2f84c885407c11f3d4a0e68c7be&oe=61665340)
“Me qëllim të zbatimit të masave parandaluese, apelojmë tek të gjithë qytetarët dhe bizneset që të respektojnë vendimet e marra nga qeveria e vendit, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe të pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit. Policia po ndërmerr dhe do të vazhdojë të ndërmerr masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit anti-COVID-19”, thuhet në sqarimin e PK-së, të publikuar nga indeksonline.
Vendimi aktual i Qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së koronavirusit ndalon mbajtjen e ahengjeve, masë kjo në fuqi edhe kur u fejua djali i Drita Millakut.
Gazeta Express ka kontaktuar deputeten Millaku të dielen në telefon për thyerjen e masave kundër përhapjes së koronavirusit me rastin e organizimit të ahengut për fejesën e djalit, por e njëjta ka mohuar se djali i saj është fejuar.
Por fotografitë dhe pamjet e publikuara në rrjete sociale kanë dëshmuar se djali i saj u fejua ditën e shtunë.