Deputeti i koalicionit LVV-Guxo-Alternativa, Faton Peci ka thënë se ai ka kulturë politike dhe se nuk i nxjerr në publik bisedat private, derisa i është përgjigjur një ofendimi të ish-deputetit Gani Geci, i cili iu drejtua sot ish-ministrit me termin “Faton L***”.
Ish-deputeti Gani Geci, vajza e të cilit është deputete në legjislaturën aktuale të Kuvendit, derisa po përgjigjej ndaj pretendimeve të Pecit për disa mesazhe të shkëmbyera mes tyre, i ofendoi deputetët Faton Peci dhe Albin Kurti.
Ai iu referua me terme pezhorative bashkëkryetarit të partisë Guxo dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Pecin e quajti “L***”, ndërsa për Kurtin e përdori një term me prejardhje nga serbishtja: “Kurci”.