12.9 C
Pristina
spot_img

Deputeti Kurti: Opozita bënë sulm institucional kundër Republikës së Kosovës

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti ka shkruar në Facebook, për situatën e krijuar në Kuvend, ku propozimi nga përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, për vazhdim të seancës i mori veç 52 vota. Aty munguan edhe votat e komuniteteve joshumicë.

Kurti e ka quajtur sulm institucional ndaj Republikës.

E plotë:

Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img