Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka reaguar pas votimit të rezolutës së Parlamentit Evropian me të cilën dënohet sulmi terrorist dhe kërkohet heqja e masave ndaj Kosovës.
“Në rezolutë vërtet ka shumë elementë më interesantë dhe të rëndësishëm. Është ndoshta rezoluta më e fortë dhe më vendimtare që PE ka pranuar në disa vite për këtë çështje. Identifikon qartë përgjegjësinë serbe për përshkallëzimin e tensioneve”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.
