Site icon PrishtinaPress

Delegacioni i MCC-së nga Uashington në vizitë tre ditore në Kosovë

Një delegacion i Millennium Challenge Corporation, i kryesuar nga zëvendëspresidentja e MCC-se, Alicia Mandeville, do të vizitojë Kosovën gjatë 22-24 maj.

Ata do të qëndrojnë në Prishtinë dhe Mitrovicë, ku do të vizitojnë nga apartamentet përfituese të Prishtina HeatSave, pastaj do të jenë prezent në ngjarjen që shënon përmbylljen e projektit ‘Women in Energy’, projekt ky që mundësoi që mbi 200 vajza dhe gra të kyçen në sektorin e energjisë përmes punës praktike me pagesë, dhjetëra vajza të studiojnë në fusha të energjisë, si dhe mbi 400 gra ndërmarrëse të rrisin bizneset e tyre përmes granteve për efiçiencë të energjisë.

Ndërkohë, do të marrin pjesë edhe në konferencën e donatorëve me temë “ubvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”.

Ja agjenda:

22.05.2022

E diel, 22 maj, 15:30, Bregu i Diellit, Zona Lindje, 11/4, Prishtinë
Delegacioni nga Uashingtoni, kryesuar nga Alicia Phillips Mandaville, viziton një familje Prishtinase në apartamentin e tyre, për të parë nga afër sistemin e tanishëm të ngrohjes. Në vizitë, prezent do të jetë edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përfaqësues nga Ngrohtorja Termokos, Drejtori Ekzekutiv i MFK-së dhe kontraktorët implementues të këtij projekti.

24.05.2022

SEEK / Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë
Konferenca me donatorë
E martë, 24 maj, 9:30, Sëiss Diamond Prishtina
Kjo konferencë me donatorë, do të mbledhë përfaqësues nga institucionet e Kosovës, organizata ndërkombëtare dhe vendore, për të diskutuar të arriturat e deritanishme të programit SEEK, si dhe për të diskutuar mundësitë e investimeve të tjera për rritjen e eficiencës së energjisë dhe zvogëlimit të konsumit të energjisë elektrike në sektorin residencial në Kosovë.

SEEK/ Rinovimet për Efiçiencë në Ndërtesa Banesore
Inaugurimi i renovimit të një prej ndërtesave, në Komunën e Mitrovicës
E martë, 24 maj, 15:30, Mitrovicë (Rr. Martirët e Kombit)
Delegacioni i MCC-së nga Uashington do të vizitojë një prej ndërtesave ku do të nisin punimet për rinovimin me masa të eficiencës së energjisë, si pjesë e projektit të MFK-së dhe MCC-së, SEEK/AER. Me këtë rast, Alicia Phillips Mandaville, Zëvendëspresidente e MCC-së, dhe Bedri Hamza, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, do të mbajnë fjalë rasti.

Exit mobile version