Site icon PrishtinaPress

Delawie: Përgëzoj të gjithë ata që publikisht nuk e përkrahin iniciativën për shfuqizimin e Speciales

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka thënë se populli i Kosovës nuk e përkrahë iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ai ka përgëzuar qytetarët dhe të gjithë ata që po shprehen publikisht kundër iniciativës për shfuqizimin e Speciales.

“Populli i Kosovës nuk e përkrah iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.  Duartrokas politikanët dhe të tjerët të cilët po flasin publikisht, edhe pse është e vështirë për atë se çka është e drejtë për të ardhmen e Kosovës”, shkruan Delawie në Twitter.

Exit mobile version