Site icon PrishtinaPress

Delawie: Kosova përsëri befason botën me talentet e saj

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se populli i Kosovës përsëri është duke befasuar botën me talentet e tij.

Ai në postimin e tij përmend filmin “Home”, që ka fituar në BAFTA, si dhe për suksesin e Majlinda Kelmendit dhe Distrias në garën e xhudos, që po mbahet në Paris.

“Populli i Kosovës përsëri është duke befasuar botën me talentet e tij! ‘Home’ fiton në BAFTA & Majlinda (të artën!), Distria duke fituar në Judo Paris 2017”, ka shkruar Delawie.

TEMAT:
Exit mobile version