8.4 C
Pristina
spot_img

Dehari akuzohet se ia ndali fjalën Memli Krasniqit sot gjatë seancës ndërsa ia lejoi përfaqësuesit të Listës Srpska

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kreun e ri të organit ligjvënës.

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar me tone të ashpra ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar si degradim të papranueshëm të funksionit të përfaqësimit dhe të vetë institucionit legjislativ.

Çitaku kritikoi veprimet e kryesuesit të seancës së fundit, Avni Deharit, duke theksuar se fjalimi i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi – gjithashtu nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë – u ndërpre, ndërsa përfaqësuesi i Listës Serbe u lejua të flasë pa pengesë.

“Sinqerisht, për turp,” shkroi Çitaku.

Tutje, përmes një shkrimi në Facebook, Çitaku tha se për shumë deputetë të PDK-së, Kuvendi nuk është thjesht një ndërtesë apo sallë ku votohet dhe merret pagë në fund të muajit, por një vend ku janë marrë vendime historike për shtetin e Kosovës.

“Për mua, Kuvendi është vendi ku kam nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë. Është vendi ku kemi miratuar Kushtetutën, ku kemi themeluar Ushtrinë e Kosovës. Për shumë prej nesh, ai vend është emocion, përgjegjësi dhe nder,” ka thënë ajo.

Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë ka nisur më 15 prill dhe deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.

Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, por në gjashtë votime, kandidatja e tyre, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme, përkatësisht 61.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, LVV-ja i ka fituar 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20, AAK-Nisma tetë, tri prej të cilave i takojnë kësaj të fundit dhe kjo ndarje e ulëseve në Parlament ia pamundëson secilës parti që të qeverisë e vetme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img