Site icon PrishtinaPress

Dalin pamjet nga takimi me Borell dhe Lajçak, Kurti para vetes një numër të madh dokumentesh

Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian janë publikuar edhe pamjet nga fillimi i takimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell dhe emisarin sllovak Miroslav Lajcak.

Në këto pamje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shihet që ka me vete një numër të konsiderueshëm të dokumenteve me vete, sikurse edhe dy zyrtarët e lartë të BE-së.

Në këtë takim do të diskutohet për Aneksin e Implementimit, për të cilin edhe do të bëhen përpjekje që të arrihet një pajtim në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pa u arritur pajtim për Aneksin s’mund të ketë një dokument përfundimtar dhe rrjedhimisht s’mund të ketë as marrëveshje.

Ndërkohë emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për REL sot ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes.

Exit mobile version