Modelja 19-vjeçare serbe, Tijana Radonjiq, ka vdekur tragjikisht pasi ra nga parashuta e cila ishte mbi 50 metra në lartësi, në Budva të Malit të Zi.
Sipas raportimeve, ajo ishte e punësuar për të shfaqur emocionin e fluturimit me parashutën për një kompani turistike malazeze. Në vend të kësaj, xhirimi kapi momentet e fundit të saj.
Pamjet të cilat janë publikuar në “X”, tregojnë 19-vjeçaren e cila heq rripin dhe më pas bie.
Mediat e huaja raportojnë se në momentin kur e reja kishte hipur në parashutë, kishte pasur sulm të panikut me dëshmitarët që e kanë dëgjuar duke bërtitur “Më ulni”.