Site icon PrishtinaPress

Curri i jep fund karrierës si futbollist

Debatik Curri të dielën i ka dhënë fund karrierës si futbollist, aty ku edhe e nisi, te Prishtina.

Por Curri 34-vjeçar nuk do të largohet nga klubi me më së shumti trofe të fituar, transmeton Koha Ditore”.

Te Prishtina, 34-vjeçari që ka luajtur si mbrojtës dhe mesfushor qendror do të punojë si trajner.

Vendimi për t’i dhënë fund karrierës për Currin ishte i vështirë, por siç thotë vetë ai, është marrë në kohën e duhur.

“Ka qenë vendim i vështirë, por në kohën e duhur”, ka thënë Curri të dielën.

 

Exit mobile version