Site icon PrishtinaPress

Çitaku: ZRrE është shndërruar në mashë prej së cilës Qeveria po e godet qytetarin

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ZRrE ëstë shndërruar në mashën e Qeverisë, përmes së cilës po godet qytetarin.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se Qeveria ka mendësinë që të sundojë.

“Por jo, Albin.

As nuk ke me na nënshtru, e as nuk ke me na sundu. Sepse ky popull e ka ngritë zërin edhe në kohë më të vështira, e do ta bëjë sërish” – ka shtuar ajo.

Exit mobile version