Site icon PrishtinaPress

Chollet telefonatë me Kovachevskin, e falënderon për mikpritjen e Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar se sot e ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski.

Chollet ka bër të ditur se e ka falënderuar kryeministrin maqedonas për mikpritjen e treguar me rastin e krijimit të kushteve për takimin e nivelit të lartë të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të BE-së.

“Telefonatë e mrekullueshme me kryeministrin e Dimitar Kovachevski, për ta falënderuar Maqedoninë e Veriut edhe një herë për lidershipin dhe mikpritjen gjatë pritjes së takimit mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE”, ka shkruar Chollet, raporton  Gazeta Express.

Gjatë ditës së djeshme, Chollet ka biseduar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Ai i ka uruar për marrëveshjen e dakorduar dhe ka kërkuar progres të mëtejmë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Gjithashtu, Chollet ka deklaruar se se me marrëveshjen e Ohrit, Kosova është më pranë se kurrë të ardhmes evropiane. /GazetaExpress

Exit mobile version