Reperi i njohur shqiptar Capital T dhe modelja e famshme Adrola Dushi kanë zgjedhur të kalojnë një fundjavë romantike së bashku në rajonin piktoresk të Toskanës, Itali.
Ai ka ndarë disa fotografi ku shfaqet në momente të afërta dhe intime.

Në njërën prej tyre, çifti shihet duke mbajtur duart, larg syrit të publikut dhe zhurmës së përditshme.

“Çfarë fundjave”, ka shkruar shkurt reperi në përshkrimin e fotos, duke lënë të kuptohet për një fundjavë të mbushur me dashuri dhe qetësi.