23.7 C
Pristina
spot_img

Burgim i përjetshëm për vrasësin e boksierit Besar Nimani

34 vjeçari Huseyin Akkurt, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimanit.

Vendimi u mor sot nga Gjykata e Bielefeldit, transmeton Klankosova.tv

Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 9 mars të vitit të kaluar (2024), në këtë qytet.

Boksieri nga Kosova, Besar Nimani, u vra me 16 plumba.

Vrasja ishte kryer nga Akkurt bashkë edhe me një person tjetër i cili gjendet ende në arrati, raportojnë mediat gjermane transmeton Klankosova.tv.

Trupi gjykues gjatë shpalljes së vendimit deklaroi se vrasja ishte planifikuar mirë.

I pandehuri, nuk u deklarua gjatë këtij procesi për t’i shpjeguar motivet e kësaj vrasje.

Por, gjykata ka gjetur mjaft prova për ta dënuar kurdin me burgim të përjetshëm.

Edhe Prokuroria dhe avokatët e familjes Nimani, kërkuan dënimin maksimal.

Në fund të shkurtit para gjykatës në Bielefeld ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, ku janë plagosur katër persona, ndër ta edhe babai i të denuarit.

Për këtë vepër janë arrestuar vëllai dhe motra e Besar Nimanit, të cilët dyshohet se kanë shtënë në shenjë hakmarrjeje.

Ata janë nën masa arresti, por akoma nuk ka ndonjë aktuakuzë, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung transmeton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img