Shemsi Bahtiri, pjesë e strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe i afërt me deputetët e VV-së, Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla ka zhdukur nga profili i tij në Facebook të gjitha fotografitë ku shfaqej përkrah figurave kyçe të kësaj force politike.
Fshirja e fotografive dhe postimeve erdhi disa orë pas një operacioni të gjerë antidrogë të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe INTERPOL-in, që rezultoi me arrestimin e 22 personave nën dyshimet për përfshirje në trafikim me narkotikë.
Mes të arrestuarve ishte edhe vetë Bahtiri, i cili kishe fotografi përkrah kryeministrit Albin Kurti dhe deputetit Xhelal Sveçla.

Përkundër fotografive dhe lidhjeve të qarta me krerët e kësaj partie, Lëvizja Vetëvendosje u distancua dje nga ai. Zëdhënësi i partisë, Arlind Manxhuka, deklaroi për KALLXO.com: “Jo, i apostrofuari nuk ka ndonjë funksion brenda Lëvizjes Vetëvendosje.”
Megjithatë, akti i menjëhershëm i fshirjes së të gjitha gjurmëve digjitale që e lidhin me figurat e larta të VV-së, veçse ekspozon lidhje e ngushta të Bahtirit me zyrtarë të lartë të kësaj partie, siç dëshmohet nga një sërë fotografish në Facebook.
Operacioni antidrogë i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i koduar me emrin intrigues “Qielli i Thyer”, kishte si objektiv një rrjet të mirëstrukturuar kriminal, të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Për lidhjet e të dyshuarit Shemsi Bahtiri me eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje raportoi fillimisht “Paraparaci”, duke publikuar fotografi ku i arrestuari shfaqej në shoqëri të figurave të larta të partisë dhe ish-qeverisë Kurti 2, përfshirë deputtin Xhelal Sveçla, deputetin Albin Kurti.