18.7 C
Pristina
spot_img

Bllokada e VV-së me votim tinëz dhe Albulena Haxhiun, Haradinaj: Të gjejnë kandidatë tjetër që i merr votat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, “fillimisht duhet të jep shenjë të mirë” duke gjetur një emër të votueshëm për postin e Kryetarit të Kuvenditr – gjë që s’është rasti tash, duke e mbajtur Albulena Haxhiun, e cila ka dështuar për shtatë e tetë të herë.

“Si fillim Kurti do ta jepte një shenjë të mirë që e ka ndërmend që të ecë përpara, duke gjetur një kandidat që LDK-ja mund ta votojë, PDK-ja ose ne”, tha Haradinaj pët gazetarë.

“Është situatë e rëndë në Kosovë, po i harrojmë temat e tjera, rritja e çmimit të energjisë është bërë e rëndë për prodhuesit dhe ne jemi vend që importojmë shumë. Kanë me pas zor me i mbajt punëtorët, jemi duke humbur kohë, duhet të kujdeset dikush për ta”, tha Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img