Site icon PrishtinaPress

Blinken pas takimit me Netanyahun, përmend urgjencën e ndihmës humanitare për Gazën

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken është deklaruar në Tel Aviv pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Ai tha se ata diskutuan “urgjencën” e mbështetjes së ndihmës humanitare për Gazën, shkruan Skynews.

Blinken paralajmëroi se një ofensivë e propozuar në Rafah do të rrezikonte jetën e njerëzve dhe do të rrezikonte të izolonte Izraelin në botë.

Ai tha se SHBA ishte “angazhuar intensivisht” në bisedimet e armëpushimit.

Sekretari amerikan shtoi gjithashtu se rezoluta e OKB-së ishte “veto cinike” nga Rusia dhe Kina.

Blinken përshëndeti gjithashtu demonstruesit në Tel Aviv, të cilët po kërkojnë që Izraeli të fokusohet në lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, duke u premtuar protestuesve se po punon për t’i sjellë ata në shtëpi.

Exit mobile version