Site icon PrishtinaPress

Bellingham “hero” në “El Clasico”, “Galaktikët” fitojnë me spektakël ndaj Barcelona

Nuk mund të kishte mbyllje më të bukur, të një “El Clasico”, se një gol fitoreje në minutat e fundit të sfidës. “Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur të dhurojnë spektakël mbrëmjen e kësaj të diele dhe pas një fitoreje të madhe, në çerekfinalet e UEFA Champions League, ndaj Manchester City, kanë mundur sonte në “Bernabeu”, “Katalanasit” e Barcelona, në përballjen e javës së 32-të, të La Liga.

Christensen e Fermin Lopez shënuan për skuadrën e teknikut, Xavi në minutat 6’ e 69’, mirëpo Vinicius Junior, Lucaz Vazques e Jude Bellingham u treguan më të saktë, teksa arritën të shënojnë në minutat 18’, 73’ e 91’ të sfidës, për të mahnitur të pranishmit në “Santiago Bernabeu”, me një festival golash.

Sa i përket renditjes, në tabelën e La Liga, “Galaktikët” e Real Madrid ngjiten në kuotën e 81 pikëve tashmë, duke qëndruar plot 11 pikë larg, nga “Blaugranat” e vendit të dytë, teksa dy fitore fitore në javët e ardhshme, të kampionatit mund t’i dhuronin “Los Blancos”, një tjetër titull kampion, të Spanjës.

Exit mobile version