Tony Bellew fitoi ndaj David Haye dhe kështu shokoi botën e boksit me fitoren e tij befasuese.
Të boksierët pësuan lëndimin gjatë duelit të së shtunës në O2 Arena të Londrës.
Haye lëndoi nyjën e këmbës në rundin e gjashtë dhe luftoi deri të 11-in i lënduar, edhe pse mezi ecte në ring.
Megjithatë, edhe pse para duelit kishte lëshuar një seri fjalësh jo të mira drejt Bellew, 36-vjeçari refuzoi të fajësojë lëndimin për humbjen ndaj boksierit nga qyteti i Liverpoolit.
“Kam dhënë më të mirë, por ishte si ishte. Fitoi më i miri, nuk ka justifikime”, ka thënë Haye pas humbjes gazetarëve.
Bellew, i cili fitoi në rundin e 11 pasi trajneri i Haye gjuajti peshqirin e bardhë për të dozuar duelin, ka zbuluar se edhe ai ishte i lënduar dhe atë më herët se Haye.
“Kam thyer dorën time të djathtë në rundin e dytë apo tretë. Lëndimi është i dukshëm tani, por gjatë meçit nuk kam ndje dhimbje pasi e gjitha mendja ime ishte si të fitoja”, ka thënë Bellew.
Me këtë rast ai zbuloi se ishte hera e parë që është ndier i frikësuar teksa futej në ring ndaj Haye, pasi ky i fundit para takimit e kishte kërcënuar se do e bënte për spital.
“Isha i frikësuar kur u futa në ring, isha i frikësuar për herë të parë në jetën time për shëndetin tim më shumë se për çdo gjë”.
“Jam goditur fort si asnjëherë më parë në jetën time, por jam ‘scouser’ (banor nga qyteti i Liverpoolit) dhe nuk mund të dorëzohesha. Nuk mund të zmbrapsja dhe kjo është gjëja më frikësuese”.
“Nuk dua të vazhdoj sepse është sport i vështirë, e gjitha që dua është të jem i shëndetshëm dhe të rris fëmijët e mi, t’i shikoj ata teksa rriten”, ka shtuar Bellew për fund. /Telegrafi/