Site icon PrishtinaPress

BE: Kujtojmë viktimat e Masakrës së Reçakut, e ardhmja të sjellë drejtësi

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përkujtuar masakrën e Reçakut, në 24 vjetorin e saj.

BE në Kosovë ka thënë se kujtojnë dhe nderojnë të gjtiah viktimat e kësaj masakre, duke shtuar se e ardhmja duhet të sjellë drejtësi dhe lehtësim.

“Sot shënohet 24 vjetori i masakrës së Reçakut. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat dhe ndajmë dhimbjen dhe zinë e pangushëllueshme të familjeve të tyre. E kaluara nuk mund të zhbëhet, por e ardhmja duhet të sjellë drejtësi, mbyllje dhe lehtësim” thuhet në postimin e BE-së./Prishtinapress/

Exit mobile version