Sot, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar me presidenten Vjosa Osmani.
Sipas KFOR-it, takimi ishte pjesë e bashkëveprimeve të rregullta të Barduanit me homologët e tij përkatës në Kosovë dhe në rajon, transmeton Klankosova.tv.
Situata aktuale dhe bashkëpunimi mes KFOR-it dhe Institucioneve në Kosovë ishin temat kryesore të takimit.
Barduani i përcolli Osmanit shpresën e tij për një zhbllokim të shpejtë të bllokimit aktual politik, me qëllim që të rifillojë menjëherë trajtimin e sfidave më urgjente për rajonin.
Ai gjithashtu theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR-it, me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të rregullt, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.