Site icon PrishtinaPress

Barcelona barazon sërish, ndalet edhe nga Getafe

Barcelona e ka regjistruar barazimin e dytë radhazi në La Liga.

Pas Gironas, skuadra e drejtuar nga Xavi u ndal me barazim edhe nga Getafe.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Coliseum Alfonso Perez” përfundoi baras dhe pa gola.

Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të në elitën e futbollit spanjoll.

Pavarësisht barazimit, Barcelona nuk është se e rrezikon pozitën e liderit në tabelë.

Barça udhëheq me 73 pikë, 11 më shumë se Real Madridi që renditet i dyti.

Getafe ka 31 pikë dhe ndodhet në pozitën e 15-të.

Exit mobile version