23.7 C
Pristina
spot_img

Baraliu: Kuvendi peng i interesave partiake – Bashkëpunimi me Listën Serbe, i papranueshëm 

Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, në emisionin special të RTK-së, ka thënë se pa marrëveshje politike, Kuvendi mbetet peng i interesave të ngushta partiake.

Shqetësuese për Baraliun janë mandatet e Listës Serbe, ndërsa sipas tij, partitë shqiptare në asnjë formë nuk do të duhej të bashkëpunonin apo të kenë ndonjë koalicion.

“Ngërçi institucional në Kosovë po zgjatet gjithnjë e më shumë. Pa marrëveshje ndërmjet partive politike, konstituimi i Kuvendit mbetet peng i interesave të ngushta partiake. Situata ka krijuar një vakuum të rrezikshëm institucional që po pengon funksionimin normal të shtetit.

“Është një vakuum institucional që po zgjatet në mënyrë të panevojshme. Votimi i fshehtë është i ligjshëm, siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese, por ai është dashur të ndodhte qysh më 15 prill, ditën kur u thirr seanca për konstituimin e Kuvendit”, tha ai.

Baraliu thekson se palët politike duhet të lënë mënjanë interesat partiake dhe të unifikojnë qëndrimet për të mundësuar konsolidimin e institucioneve të reja.

“Duhet bashkëpunim i të gjitha partive politike, për të dalë nga kjo krizë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë bashkëpunim me Listën Serbe. Kjo parti është e instrumentalizuar nga Beogradi dhe njerëzit e saj kanë qenë të përfshirë në agresionin ushtarak të Serbisë”, theksoi ai.

Baraliu ngriti shqetësime edhe për mënyrën si Lista Serbe ka fituar mandatet e saj në zgjedhjet e fundit.

“Ka pasur manipulime, frikësime dhe presione të mëdha. Procesi zgjedhor është vlerësuar i dyshimtë nga vëzhgues ndërkombëtarë, dhe kjo e bën të diskutueshëm edhe legjitimitetin e përfaqësimit të tyre në Kuvend”, deklaroi ai.

Sipas Baraliut, vazhdimi i kësaj situate mund të sjellë pasoja serioze për Kosovën, përfshirë humbje të fondeve milionëshe dhe pengesë në vendimmarrjen shtetërore.

“Humbjet janë reale – qoftë në fonde ndërkombëtare, qoftë në çështje strategjike të brendshme, si shtesat për FSK-në dhe Policinë e Kosovës. Të gjitha po bllokohen nga teke individuale të deputetëve”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img