Një burrë nuk mund të besonte se çfarë po ndodhte kur fqinji i tij vendosi të instalonte kamera sigurie që jo vetëm që si drejtim kishin banjën e tij, por edhe dhomat e tjera të shtëpisë.
Burri, i cili jeton në Sydney të Australisë me gruan dhe fëmijët e tij, mbeti duke pyetur “si është e ligjshme” që privatësia e tij të “pushtohet” në një masë kaq ekstreme.
Në një video të fundit të postuar në TikTok, ai shpërndau pamje brenda dushit të tij, nga ku mund të shihet qartazi se dy kamera sigurie të vendosura në shtëpinë e fqinjës, për drejtim kishin pikërisht shtëpinë e tij, raporton Mirror.
HOW IS THIS LEGAL ???? #muslim #currentaffair #9news #7news #10news #australia #sydney #bhfyp #neighbours #karen #privacyinvasion #home #notsafe #lawyer ♬ Spooky, quiet, scary atmosphere piano songs – Skittlegirl Sound
Ai tha: “Ky është dushi. Më tregoni se si është e ligjshme. Ju lutem, më thuani. Kjo është një nga dritaret. Ka edhe shumë dritare në këtë anë”
Burri më pas shkoi në katin e poshtëm të shtëpisë në banjën e katit të poshtëm, si dhe në kuzhinë dhe dhomën e pritjes, dhe tregoi sesi kamerat ishin përballë tyre.
Ai shtoi: “Pra, në thelb janë katër dritare”, që mbulojnë pjesën e jashtme të shtëpisë së tij.
Në një video tjetër, ai tha se ndjehej sikur privatësia ishte “shkelur” dhe se ai “shtëpia ku ai jeton mund të ishte shtëpia e Big Brother”. /Telegrafi/
PRIVACY HAS BEEN VIOLATED ! ???????? #muslim #currentaffair #9news #7news #10news #australia #sydney #bhfyp #neighbours #karen #privacyinvasion #home #notsafe #lawyer ♬ Spooky, quiet, scary atmosphere piano songs – Skittlegirl Sound