Atleti spanjoll Enrique Ljopis përfundoi në spital pas një rrëzimi të tmerrshëm gjatë 60 metrave me pengesa në Kampionatin Evropian të sallës së mbyllur në Stamboll.
I pafati Ljopis u pengua në pengesën e fundit, ra në pistë, goditi kokën dhe humbi ndjenjat në të njëjtin moment.
Ambulanca u përgjigj menjëherë. Ekipi mjekësor nxitoi në pistë për të ndihmuar atletin spanjoll.
Ata vendosën batanije për ta mbrojtur atë nga shikimi i publikut gjatë ndihmës. Në fund ai u nxor nga pista me barelë dhe u dërgua në spital.
Federata spanjolle më vonë njoftoi se konkurrenti i tyre ishte mirë dhe falënderoi të gjithë për mbështetjen.