Site icon PrishtinaPress

Arrestohet punonjësi i policisë, dyshohet se për 2 javë ngacmoi seksualisht të miturën afër shkollës

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar një punonjës të policisë, zyrtar i stafit civil pa autorizime policore, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “ngacmim seksual”.

Sipas IPK-së, i arrestuar dyshohet se për dy javë ka ushtruar ngacmim seksual ndaj një femre të mitur, në afërsi të objektit shkollor ku viktima i ndjekë mësimet.

“Bazuar në hetimin preliminar dyshohet se punonjësi tashmë i arrestuar, për një periudhë dy javore ka ushtruar ngacmim seksual ndaj viktimës (së mitur) të gjinisë femërore në afërsi të objektit shkollor kur viktima i ndjekë mësimet”.

“I dyshuari, me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren dërgohet në mbajtje për 48 orë përderisa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, IPK tha se vazhdon të mbetet e përkusthuar ndaj mbrojtjes së standardeve të larta profesionale, respektimit të të drejtave të qytetarëve dhe fuqizimit të llogaridhënies brenda policisë.

Exit mobile version