Site icon PrishtinaPress

Arrestohet një shtetas i Turqisë në aeroportin e Prishtinës

Një shtetas turk është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai dyshohet se ka prezantuar një leje-qëndrimi false të Polonisë, tha policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar leje qëndrimin e Polonisë i cili dyshohet të jetë i falsifikuar”, thuhet në raportin e policisë.

Dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurori i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version