Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në kufi në Merdarë, pasi i njëjti ka tentuar që t’i japë ryshfet zyrtarit policor në vlerë prej 50 euro.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar njësiti i krimeve ekonomike.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.