Site icon PrishtinaPress

Arrestohet një person në Prishtinë për substanca narkotike, i konfiskohen mbi 10 mijë euro

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi të njëjtit i janë konfiskuar kokainë dhe para.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të premten në ora 21:50.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar,  pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 2.5 gram substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, 10.580 €, 20 franga, ndërsa gjatë kontrollit ne shtëpinë e tij janë gjetur edhe 1.2 gram substance narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Exit mobile version