Site icon PrishtinaPress

Arrestohet një i dyshuar për prodhim dhe shpërndarje ilegale të kolagjenit

Policia e Kosovës njofton se pas veprimeve hetimore, sot janë lokalizuar dy posta të shpejta përmes së cilave dyshohet se janë shpërndarë produkte të falsifikuara. Po ashtu bëhet e ditur se më pas është identifikuar edhe personi si dhe objekti në Ferizaj, ku produktet janë ripaketuar dhe ambalazhuar.

Me anë të një kumtese për media theksohet se deri te kjo erdhi pasi organet e rendit kishin pranuar një informatë se persona të dyshuar janë duke prodhuar dhe shpërndarë në mënyrë ilegale produktin “Collagen Peptides 200 gr”, të cilin e shisnin në mënyrë të paligjshme përmes rrjeteve sociale.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar:

Në magjistralen Prishtinë-Pejë, te selia e njërës nga postat e shpejta, janë gjetur edhe 30 pako të porositura e të gatshme për t’ua dërguar klientëve, kurse në Lipjan, po ashtu te një postë tjetër e shpejtë janë gjetur dhe konfiskuar tri pako të porositura e të gatshme për t’ua dërguar klientëve.

Policia e Kosovës raporton se i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës dhe më pas me aktvendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj u lirua në procedurë të rregullt.

Exit mobile version