Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se mbrëmjen e 4 qershorit, në Obiliq, Policia e Kosovës ka realizuar një urdhër-arrest aktiv ndaj një personi të shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë të ditur se pas ndalimit dhe verifikimit të identitetit, ndaj të dyshuarit është konstatuar një vendim gjyqësor për dënim me gjobë prej 600 eurosh, i cili për shkak të mos-pagesës është shndërruar në 30 ditë burgim.
Pas përfundimit të procedurave, i arrestuari është dërguar në burgun e Gjilanit për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata.