Arrestohen dy persona në veri, falsifikuan letërnjoftimet e Kosovës

Advertisement

Dy persona janë arrestuar sot rreth orës 10:00 në veri të Mitrovicës, për shkak se posedonin letërnjoftime falso të Republikës së Kosovës.

Advertisement

Ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit ‘Sveti Sava’ në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, dy persona janë dërguar në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, për shkak të parregullsisë në procesin zgjedhor”, ka thënë shkurt Radoviq.

Ai shtoi se informatat shtesë do të bëhen të ditura në vazhdim, përkatësisht pasi të arrijë deklarata zyrtare.

PostAdssFotoja e reklamës