Site icon PrishtinaPress

Ardit Gjebrea trondit me deklaratën për Marjan Rrokun: Kush vret duhet të vritet

Para disa muajsh, Ardit Gjebrea transmetoi tek ‘E diela shqiptare’ intervistën me të dënuarin me burg përjetë ish-gardistin Marjan Rroku, i cili vrau nënë e bijë.

Gjebrea u kritikua për këtë intervistë për shkak se hapi plagë të vjetra të familjes së viktimave.

Moderatori ka zgjedhur të flasë sërish për këtë çështje. Ai tha dje në UET ku ishte i ftuar në një bisedë me studentët se emisioni nuk ndikoi tek vendimi i gjykatës dhe se pavarësisht intervistës, është i mendimit që ata që vrasin duhet të vriten.

“Tek Marjan Rroku unë nuk shkova për të sjellë historinë e tij, se përse është burgosur. Unë shkova aty për të parë si i kalon 24 orë një i burgosur. Sigurisht që i burgosuri është ajo pjesë e cila mendon se sa familje ka mbrapa. Unë jam ai i cili kur kam bërtitur dhe bërtas akoma që të rikthehet dënimi me vdekje. Kush vret duhet të vritet.

Askush nuk e tha këtë gjë. Askush nuk më pyeti, pëëse ti që jë pro dënimit me vdekje, nuk the asnjë fjalë për këtë gjë. Thjesht sepse nuk shkova për këtë gjë. Askush nuk kërkoi, askush nuk investigoi por të zellshmit donin të kryqëzonin. Ata që e kuptuan, e kuptuan. U përfitoi shumë audiencë nga kjo gjë. Më pas Marjan Rrokun e morën të tjerë në intervistë, por asnjë nuk foli”­, tha Ardit Gjebrea ndër të tjera.

Exit mobile version