Site icon PrishtinaPress

Ardit Çuni dhe Çiljeta lansojnë projektin e ri muzikor “Oj Dashni”

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Ardit Çuni, ka publikuar ditën e sotme (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

Ai ka bashkuar forcat me artisten Çiljeta Xhilaga, kënga e të cilëve mban titullin “Oj dashni”.

Ky projekt vjen i shoqëruar edhe me videoklip me paraqitje atraktive të të dy artistëve.

Çiljeta Xhilaga (Foto: YouTube)

Teksti është shkruar nga Ronela Hajati, kurse për muzikën është përkujdesur vet Çuni.

Producimi ndërkaq i është besuar ‘Bled Beats’ me video të realizuar nga ‘Sebastian Production’.

Ardit Çuni (Foto: YouTube)

Kënga ritmike tani gjendet e plotë në YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga audienca shqiptare.

Çuni përndryshe këtë kohë u bë më i njohur për pjesëmarrjen në Big Brother VIP.

Exit mobile version