Site icon PrishtinaPress

Arben Vitia zgjidhet kryetar i degës së VV-së në Prishtinë

Arben Vitia do të jetë kryetar i degës në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar vetë ai përmes një postimi në Facebook.

“Qendra e Prishtinës përfundoi dje procesin zgjedhor të nisur në mars 2022 me zgjedhjet për nivelin e dytë organizativ”, ka shkruar ndër tjerash Vitia.

Të dielën, Lëvizja Vetëvendosje i ka mbajtur zgjedhjet e brendshme.

Postimi i plotë:

Të nderuar anëtarë e anëtare,
Të dashur aktivistë e aktiviste,
Falenderime dhe suksese në angazhimin e përbashkët!
Qendra e Prishtinës përfundoi dje procesin zgjedhor të nisur në mars 2022 me zgjedhjet për nivelin e dytë organizativ.
Falë angazhimit dhe punës së shumë prej jush procesi zgjedhor i zhvilluar me demokraci të drejtëpërdrejtë u përmbyll me sukses.
Para nesh i kemi sfidat dhe mundësitë. Së bashku do t’i jetësojmë si aspiratë progresiste, si demokraci, si vlera socialdemokrate dhe si organizim gjithpërfshirës shoqëror.
Duke ju falenderuar për kontributin e dhënë, ndihmën e paçmuar në çdo hap dhe për besimin që më dhatë në drejtimin e Qendrës së Prishtinës, ju ftoj që të përpiqemi së bashku, për më mirë, për më shumë./Prishtinapress/
Exit mobile version