Site icon PrishtinaPress

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Osmanit

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, sot e kanë dhënë betimin para presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo u bë e ditur nga njoftimi i Presidencës përmes faqes zyrtare në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë ceremonisë, anëtarët e rinj u zotuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre me ndershmëri, besnikëri, paanësi, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë.

Exit mobile version