Site icon PrishtinaPress

Ancelotti tregon favoritët në Serie A

Carlo Ancelotti pajtohet se titulli në Serie A do të diskutohet mes Juventusit, Romës dhe Napolit, por bënë më dije se edhe Sassuolo duhet të përcillet nga afër.
Trajneri i Bayern Munich, duke dhënë një intervistë për Corriere dello Sport, ka treguar se kush janë favoritët për këtë sezon.
“Juventusi është favorit. Por edhe Roma mund të bëjë diçka edhe pse ka humbur Pjanicin. Napoli gjithmonë shkakton probleme”.
“Jam duke e përcjell me kuriozitet Sassuolon. Ata po rriten dhe janë duke shkuar mirë”.
Ancelotti ka qenë trajner i Parmas, Juventusit dhe Milanit në Itali.

Exit mobile version