Site icon PrishtinaPress

Ambasadori britanik uron ditën e goranëve – Bashkë me Adem Hoxhën kalojnë ditën në Dragash e Restelicë 

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përmes një postimi në Facebook, ka uruar ditën e Goranëve.

Hargreaves në postimin e tij ka bërë të ditur edhe se ditën e sotme ai e ka kaluar në Dragash dhe Restelicë.

Për këtë, Hargreaves ka falënderuar deputetin Adem Hoxha pasi që ky i fundit i ka treguar këtë ‘’rajon të mrekullueshëm dhe traditat e tij vendore’’.

‘‘Gëzuar Ditën e Goranëve! Kalova një ditë fantastike në Dragash dhe Restelicë duke mësuar më shumë për komunitetin gorani të Kosovës. Faleminderit Adem Hodža që na tregove këtë rajon të mrekullueshëm dhe traditat e tij vendore’’, ka shkruar ai.

Exit mobile version