10.9 C
Pristina
spot_img

Ambasadori britanik i jep mbështetje Kryeprokurorit Blerim Isufaj

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves ka takuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj të cilit i ka shprehur mbështetjen për angazhimet në hetime dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

Kështu të paktën pohohet në një njoftim në faqen e Sistemit Prokurorial.

“Gjatë këtij takimi z.Hargreaves i ka ofruar mbështetje z.Isufaj dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në angazhimin ndaj hetimeve dhe punës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë”, thuhet në njofitim.

Postimi i plotë:

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale u takua me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, z. Jonathan Hargreaves

Prishtinë, 12 maj 2025 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale z. Blerim Isufaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, z. Jonathan Hargreaves.

Gjatë këtij takimi z.Hargreaves i ka ofruar mbështetje z.Isufaj dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në angazhimin ndaj hetimeve dhe punës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

Kryeprokurori Isufaj shprehu gatishmërinë në forcimin e bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, në drejtim të forcimit të kapaciteteve për hetime.

Z.Isufaj, tutje ka falënderuar z.Hargreaves për mbështetjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe, në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike, duke theksuar se ky shtet mbetet partner i rëndësishëm i Prokurorisë Speciale në luftën kundër krimit, dhe përkushtimit për sundim të ligjit në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img