Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se është krenare që mbështet ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në programin e trajnimit “Joint Readiness Training Center”.
Në një postim në Facebook, akjo ambasadë thekson se ushtarët kosovarë stërviten së bashku me njësitë e ushtrisë amerikane në Fort Johnson, Luiziana – një nga qendrat kryesore të stërvitjes luftarake të ushtrisë amerikane.
“Ky moment historik pasqyron partneritetin në rritje të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe tregon përkushtimin e FSK-së për të ndërtuar një forcë moderne, profesionale dhe të gatshme për misione, të aftë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, thuhet në njoftimin e ambasadës.