Site icon PrishtinaPress

Alby The Goat pret fëmijë, ish-banorja e BBVK zbulon lajmin e ëmbël

Alby The Goat, ish-konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, ka zbuluar se është shtatzënë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Alby përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, duke  ndarë me ndjekësit emocionet e pritjes së ëmbël.

Videoja ka marrë menjëherë reagime pozitive dhe urime nga fansat.

Gjinia e bebit ende nuk është bërë e ditur, por ndjekësit tashmë kanë nisur të spekulojnë dhe të shprehin entuziazmin për ardhjen e një anëtari të ri në jetën e Albyt.

Kujtojmë se Alby ishte një nga personazhet më të komentuar të sezonit të dytë të BBVK.

Exit mobile version